Site icon Telegrafi

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta Panorama.

Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të premten. 34-vjeçari, që është raportuar të ketë qenë nga Ferizaj, ishte duke notuar te vendi i njohur si Rana e Hedhun, në dalje të Shëngjinit.

Ai ka hasur në një gropë në det dhe nuk ka mundur të dal.

I riu është transportuar për në spitalin e Lezhës, pa shenja jete. Një shok është munduar të shpëtojë të ndjerin, por pa sukses.

Ditëve të kaluara edhe dy pushues nga Kosova janë mbytur në det në Shqipëri.

Exit mobile version