Një 33 vjeçar ka përpirë telefonin, ndërsa mjekët në Kosovë kanë arritur t’ia largojnë telefonin e ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.
Rastin e ka bërë të ditur mjeku, gastrologu Skender Telaku, përmes një postimi në Facebook.
“NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU
Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjese. Pa komplikime”, shkruan Telaku. /Telegrafi/