Telegrafi

Një 33-vjeçar i vë flakën vetes

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stojan të Matit. Policia ka identifikuar personin dhe ai është shtetasi Gegë Stojani me banim në Laç, i cili kishte shkuar në fshatin e Matit, ku ka kryer edhe aktin e rëndë, raporton Shekulli.

Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që policia vijon kërkimet për arsyet që e kanë çuar 33-vjeçarin në këtë veprim. /Telegrafi/