Telegrafi

Një 29 vjeçar në Lezhë, gjendet i vdekur në një rezervuar uji

Policia shqiptare njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit është gjetur i vdekur një 29 vjeçar.

Raportohet se i ndjeri është gjetur në një rezervuar uji dhe nuk kishte shenja dhune.

Nga këto të dhëna, hetimet kanë filluar duke e konsideruar rastin si mbytje aksidentale.

 Njoftimi i policisë 

Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër banesës se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç.  Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për  ngjarje aksidentale./Telegrafi/