Policia shqiptare njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit është gjetur i vdekur një 29 vjeçar.
Raportohet se i ndjeri është gjetur në një rezervuar uji dhe nuk kishte shenja dhune.
Nga këto të dhëna, hetimet kanë filluar duke e konsideruar rastin si mbytje aksidentale.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër banesës se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale./Telegrafi/