Telegrafi

Një 27-vjeçare braktis foshnjën e porsalindur në QKUK

Foto: Ilustrim

Një 27-vjeçare nga Tetova ka braktisur fëmijën e saj, të cilën e ka lindur të hënën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Gjinekologjike-Obstetrike të QKUK-së, Jakupi Ismaili.

“27-vjeçarja ka lindur më datën 10, por nuk po dëshiron ta marrë fëmijën e saj. Foshnja është në gjendje të mirë dhe është në klinikë. Ne kemi lajmëruar punëtorët social dhe policinë”, tha Ismaili për Telegrafin.

Ai shtoi se 27-vjeçarja është nga Tetova, mirëpo jeton në Ferizaj.

Ndryshe, numri i braktisjes së foshnjave të porsalindur është mjaft i lartë. /Telegrafi/