Site icon Telegrafi

Një 23-vjeçare italiane po mbahet nën vëzhgim pasi infermierja i injektoi gjashtë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Një grua e re italiane po monitorohet në spital pasi ka marrë aksidentalisht gjashtë doza të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer-BioNTech.

Mediat italiane thanë se pas gabimit, një grua 23-vjeçare u vu nën vëzhgim në Massa, Toskanan qendrore, përcjell Telegrafi.

Ajo ishte në gjendje të mirë pasi mori lëngje dhe paracetamol pas injeksionit të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve AGI.

Sipas AGI, një infermiere injektoi gabimisht në krahun e saj një shishkë të tërë të vaksinës, në vend të vetëm një doze.

Në një njoftim për shtyp, spitali në Massa konfirmoi se një grua e re “ishte inokuluar me një shishkë të tërë vaksine”.

Studimet e mëparshme për të testuar mbidozat e vaksinës Pfizer ishin të kufizuara në vetëm katër doza, tha AGI.

Meqenëse nuk ka njohuri historike të personit që i jepen gjashtë doza, pacienti po mbahet nën vëzhgim nga afër.

Incidenti është raportuar gjithashtu në Agjencinë Italiane të Barnave (AIFA).

Mbidozat e vaksinës Pfizer-BioNTech janë raportuar më parë në Gjermani, Australi dhe Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version