Site icon Telegrafi

Një 23 vjeçar ndërron jetë, tjetri në rrezik jete pas një aksidenti të komunikacionit në Shkup

Një shkupjan 23 vjeçar humbi jetën, ndërsa moshatari i tij nga Ohri është në gjendje të rrezikut për jetën pas aksidentit të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmë në ora 3:13 në afërsi të shkollës fillore “Koço Racin” në Shkup.

Siç informon MPB, në aksidentin e ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” shkupjani D.S.(23), duke drejtuar veturën “BMW” me targa të Shkupit ka goditur shtyllën.

Voziësi, si dhe bashkë udhëtari A.N.(23) në Ohër, kanë marë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Qendrën urgjente-Shkup, ku rreth orës 3:50 D.S. ka ndërruar jetë, ndërsa A.N. është në rrezik jete./Telegrafi/

Exit mobile version