Site icon Telegrafi

Një 22-vjeçar nga Durrësi, pronar i nëntë apartamenteve!

Plotë nëntë apartamente rezultojnë të regjistruara në emër të një 22-vjeçari në Durrës. Banesat janë në bulevardin kryesor të Durrësit dhe kapin një vlerë të konsiderueshme monetare – rreth 260 mijë euro.

Prokuroria vendosi sekuestro, pasi pronari 22-vjeçar, Arlind Kalaja, është i biri i Fatmir Kalasë, i dënuar në Itali.

“Ka dyshime se pasuria është krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij”, thotë Prokuroria.

Hetimet nisën nga prokuroria e Durrësit në ë muajin Prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.

Më tej, hetimi iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po zhvillon hetime në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është procedurar për vepra penale vjedhje, vrasje me dashje, pezullim të patentës për drejtim mjeti.

“Blerja e këtyre apartamenteve në një kohë shumë të shkurtër, brenda dy muajve të vitit 2014 (shtator – tetor 2014, si dhe çmimet e shitblerjes nën vlerën reale të sendeve (sipas shënimeve në kartelat e pasurisë dhe në deklaratat noteriale, konstatohet lehtësisht që të gjithë apartamentet e blera nga Arlind Kalaja janë përftuar me gjysmën e çmimit real të tyre), ka ndikuar në realizimin e veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet Arlind Kalaja. Mungesa e të ardhurave të ligjshme (duke mos patur asnjë aktivitet ekonomik në Shqipëri, shumat e parave që kanë qarkulluar në banka, në format e kreditimit dhe debitimit),moshën e re të Arlind Kalasë, vetëm 20 vjeç në kohën e përfitimit të pasurive, shtojnë dyshimet mbi burimin e të ardhurave të të dyshuarit Arlind dhe babait të tij, të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Exit mobile version