Një 21-vjeçar nga Elbasani është njëri prej drejtuesve të mjeteve që janë ndëshkuar nga Policia Rrugore në 24 orët e fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Siç shkruan a2news.com, Policia njofton se ai po lëvizte me 209 km/ orë në tunelin Kërrabë-Elbasan.
Policia tha se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shoferë nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti dhe pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 54 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Veç këtyre, janë pezulluar edhe 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë vendosur gjithashtu mbi 3 mijë gjoba, nga të cilat pjesa më e madhe për shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurisë. /Telegrafi/