MPB njofton se një person 21 vjeçar dhe një i mitur, të dy nga Tetova, janë ndaluar gjatë vjedhjes së një motoçiklete.
“Sot herët në mëngjes në ora 02:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar M.S. dhe një të mitur. Ata u kapën duke vjedhur një motoçikletë në oborrin e një shtëpie. Gjëja e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat”, sqaron MPB.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës. /Telegrafi/