Site icon Telegrafi

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë mes dy grupeve, që ndodhën mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se pesë të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.

Vesel Skenderi nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka bërë të ditur për Telegrafin se në këtë klinikë po trajtohen dy nga pesë të plagosurit e mbrëmshëm.

Ai bëri të ditur se gjendja e tyre është stabile.

“Dy pacientë njëri viti i lindjes 2003 dhe tjetri 1995 janë duke u trajnuar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Gjendja e tyre për momentin është stabile. Mbrëmë është bërë intervenimi pas lëndimeve nga arma e zjarrit”, ka thënë Skenderi.

Ai ka shtuar se të dy pacientët kanë pasur lëndime në abdomen, dhe se do të vazhdojnë të përcjellin gjendjen e tyre shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version