Telegrafi

Një 20-vjeçare denoncon në Kukës: Më shfrytëzonin për prostitucion në Kosovë

Policia e Kukësit ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës për Q.C dhe R.A, përkatësisht 39 e 48 vjeç, banues në Kukës.

Sipas uniformave blu të Kukësit, ky veprim është kryer pasi ndaj këtyre dy personave është bërë një kallëzim në polici.

Më tej, policia e Kukësit tha për Express se një 20-vjeçare me iniciale H.Sh pretendon se personat në fjalë e kanë shfrytëzuar për prostitucion në një lokal në Prizren, Kosovë.