Një i ri 19-vjeçar dyshohet se është mbytur pasditen e së enjtes në fshatin Novosej të Kukësit.
Sipas të dhënave të policisë në Shqipëri, rasti dyshohet të ketë ndodhur teksa i njëjti kishte qenë duke u larë aty.
““Dyshohet se është mbytur duke u larë në rezervuar shtetasi S.B., rreth 19 vjeç” njoftoi policia.
Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. /OraNews/