Telegrafi

Një 19 dhe 31 vjeçar në mesin e të vdekurve nga COVID-19 në 24-orëshin e fundit në Kosovë

Shtatë të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në mesin e viktimave është një person 19-vjeç nga Mitrovica dhe 31-vjeçar nga Prizreni.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive është 52,134 raste nga 188,138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,351 raste të vdekjes.

Lexo po ashtu Shtatë të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,050 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42,948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,835. /Telegrafi/