Një 18 vjeçar është arrestuar pas tentativës së rrëmbimit të një nxënëse javën e kaluar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza 12-vjeçare u sulmua në rrugën e saj për në shkollë në zonën Hunslet të Leeds, në mëngjesin e 23 prillit.
Sulmuesi i saj u përpoq ta tërhiqte atë në një zonë pyjore, por ajo e luftoi atë dhe iku për të ngritur alarmin.
Policia pastaj lëshoi një video të një burri që vraponte afër një parku, i cili ishte filmuar nga një grua që dëshmoi incidentin.
Policia e West Yorkshire, Angli, ka njoftuar këtë mëngjes se ata kanë arrestuar një 18-vjeçar, i cili aktualisht po merret në pyetje. /Telegrafi/