Site icon Telegrafi

Një 16-vjeçare shqiptare, gjendet e vdekur në dhomën e prindërve të saj në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Montefiascone të Italisë këtë të shtunë, pasi shqiptarja Aurora Grazini, është gjetur e vdekur në shtratin e prindërve të saj.

Siç thonë familjarët, 16-vjeçarja për dhjetë ditë kishte vuajtur nga problemet shëndetësore dhe humbja peshës.

Kështu, ajo kishte shkuar në spitalin Belcolle për kontrolle, por disa orë pasi është kthyer në shtëpi, është gjetur pa shenja jete.

Prindërit e Aurorës, menjëherë kishin telefonuar ambulancën por pa sukses, pasi ajo veçse kishte ndërruar jetë, shkruajnë mediat italiane.

Vdekja e saj po konsiderohet misterioze dhe për këtë, Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo, tashmë kanë nisur hetimet e para për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj.

Trupi i 16-vjeçares është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.

Autopsia gjithashtu do të sqarojë nëse Aurora Grazini vuante nga ndonjë patologji ose keq-formim i lindur që nuk është diagnostikuar më herët e që do ka shkaktuar vdekjen e saj. /Telegrafi/

Un’immagine tratta dal profilo Instagram di Aurora Grazini, la ragazza di 16 anni trovata priva di vita dopo che era stata visitata al pronto soccorso dell’ospedale di Belcolle e dimessa, 15 febbraio 2020. ANSA / Immagine tratta dal profilo Instagram di Aurora Grazini +++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO’ ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L’AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA+++ ++NO SALES; NO ARCHIVE; EDITORIAL USE ONLY++
Exit mobile version