Site icon Telegrafi

Një 17-vjeçar serb theret me thikë te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Një 17-vjeçar serb është therur me thikë pas një përleshje me disa shqiptarë në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Një 17-vjeçar serb është plagosur me mjet të mbrehtë, që dyshohet se është thikë në Urën e Ibrit. Është dërguar në Qendrën Spitalore në Veri të Mitrovicës dhe sipas mjekëve, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Hoti.

Hoti ka thënë se ende nuk dihen motivet dhe se janë duke punuar në identifikimin e sulmuesve.

“Ende nuk i dimë arsyet dhe motivet se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, jemi në drejtim të hulumtimit. Hetuesit policor janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim edhe me drejtorinë rajonale të Jugut me i kërkuar kamerat mbi lumin Ibër do me thënë me e pa incizimet e ngjarjes çfarë në të vërtetë ka ndodhur që më pas të mund të bëjmë identitetin e personave, sulmuesve në këtë rast dhe më pas normalisht të zhvillohet procedurat e tjera”, theksoi Hoti.

Exit mobile version