Site icon Telegrafi

Një 13-vjeçar në Oklahoma besohet të jetë personi i parë që mundi Tetris – që nga lëshimi i lojës më shumë se tri dekada më parë

Një 13-vjeçar në Oklahoma besohet të jetë personi i parë që mundi Tetris që nga lansimi i lojës më shumë se tri dekada më parë.

Më parë, vetëm robotët e fuqizuar nga inteligjenca artificiale e kishin përfunduar lojën, të lansuar fillimisht në Nintendo Entertainment System (NES).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video dokumenton arritjen e adoleshentit nga Oklahoma, i njohur si Blue Scuti në internet dhe me emrin e tij ligjor, Willis Gibson.

Vince Clemente, presidenti i “Classic Tetris World Championship”, i tha New York Times: “Kjo nuk është bërë kurrë nga një njeri më parë. Është në thelb diçka që të gjithë mendonin se ishte e pamundur deri disa vite më parë”.

Ndryshe, loja u lansua në vitin 1989.

Willis ia kushtoi fitoren e tij babait të tij të ndjerë, Adam, i cili vdiq muajin e kaluar.

Sipas 404 Media, Willis ishte bërë një nga lojtarët më konkurrues të Tetris në vend që kur filloi të luante vetëm dy vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version