Site icon Telegrafi

Një 12-vjeçar vodhi pirunarin në Michigan, policisë iu desh një orë që ta ndalin – u dëmtuan dhjetëra vetura të parkuara

Një djalë 12-vjeçar që po ikte me pirunarin e vjedhur rrugëve të Ann Arbor në Michigan, SHBA, pas vetes kishte dhjetëra vetura të policisë që i ishin vënë pas.

CBS Detroit raporton se gjithçka ndodhi të dielën rreth orës 19:00, kur policët u informuan se në një shkollë lokale një adoleshent kishte tentuar të vjedhë një makineri ndërtimi.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se i riu tashmë kishte ndezur pirunarin dhe kishte dalë në rrugë me të, transmeton Telegrafi.

Me drita të ndezura të rotacionit dhe sirenat u nisën drejt makinerisë së ndërtimit, që lëvizte me shpejtësi prej rreth 30 kilometra në orë.

E gjatë ndjekjes, djaloshi me pirunar dëmtoi mbi dhjetë vetura të parkuara. Pasi që kaloi urën dhe u fut në një lagje tjetër, u kyçën grupe tjera të policisë, e shoferi më në fund u ndalë pas më shumë se një orë ndjekje.

I riu është arrestuar, kurse për fat të mirë askush nuk është lënduar gjatë ndjekjes si nëpër filma të Hollywood-it. Gjatë hetimeve është konstatuar se djaloshi kishte gjetur çelësat në kabinë. /Telegrafi/

Exit mobile version