Një djalë 12-vjeçar nga Prizren është mbytur, para tri ditës (3 gusht) rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin.
Gazeta malazeze Vijesti, ka raportuar sot lidhur me ngjarjen tragjike. Sipas kësaj gazete, ekipi mjekësor i urgjencës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka provuar reanimimin, por pa rezultat.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria e Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e obduksionit të trupit të 12-vjeçari, transmeton Telegrafi.
Autopsia ka treguar se djaloshi është mbytur në ujë.
Sipas gazetës, djaloshi ka qenë në plazh me vëllain dhe gruan e vëllait, por asnjë nga personat që po laheshin në det nuk e kanë vërejtur se ai po mbytej.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova. Ekipet e shpëtimit në plazh kanë tentuar edhe reanimimin para mbërritjes së ambulancës, por pa sukses. /Telegrafi/