Telegrafi

Një 11 vjeçar goditet me veturë në Han të Elezit, dërgohet në spital

Foto: Ilustrim

Në Han të Elezit, një 11 vjeçar është goditur nga vetura.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Po, para 20 minuta një veturë ka goditur një person të moshës rreth 11-vjeçare, i cili është dërguar ne ambulance për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësorë”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.

Kujtojmë se po sot ndodhi një aksident i rëndë trafiku në qytetin e Vitisë, ku vdiq një person dhe 3 të tjerë u lënduan.