Telegrafi

Niveli i ujrave të lumenjve dhe liqeneve në Maqedoni pas reshjeve të fundit

Reshjet e ditëve të fundit kanë stërmbushut lumenjt e Maqedonisë. Lumi i Zi në Novac dhe lumi Vardar në pjesën e Jegunovcës kanë arritur kulminacionin.

Sipas Entit Hidro-Meteorologjik, matjet e fundit tregojnë këtë gjendje në këto dy lumenj.

Sa u përket lumenjve tjerë, niveli i ujit është më i ulët në lumin Sateskë në Botun, pastaj Treska në Makedonski Brod, Vardari në Demir Kapi, Pçinja në Banjën e Katllanovës, si edhe Kriva Reka në Kriva Pallankë.

Pak mbi mesataren është niveli i ujit në Drinin e Zi në Llozhan, pastaj Bregallnica në Berovë dhe Vardari në Veles.

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit është thuajse identik me mesataren e Dhjetorit./Telegrafi/