Site icon Telegrafi

Niveli i ujit që përfshiu Venedikun ka arritur deri në një metër e gjysmë, dëmet llogariten të jenë deri në një miliard euro

Venediku i Italisë është përfshirë nga vërshimet e dyta masive gjatë kësaj jave, derisa niveli i ujit që e përfshiu qytetin historik ka arritur deri në një metër e gjysmë.

Kryetari Luigi Brugranore ka thënë se qyteti është “shkatërruar”, ndërsa dëmet llogariten të jenë deri në një miliard euro, që nuk mund të riparohen për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Sheshi i Shën Markun është ndaluar për vizitorë, të cilëve iu është kërkuar të shmangin zonat e përmbytura, për shkak se mund të përfundojnë nëpër hapësira të thella.

Për pasojë të këtyre vërshimeve, që konsiderohet të jenë ndër më të mëdhatë deri më tani, rreth 70 për qind e qytetit është nën ujë.

Megjithatë, turistët nuk po mungojnë, pasi shumë prej tyre po sfidojnë rrugët e përmbytura që të shikojnë se si duket ky qytet kur është i përmbytur nga uji. /Telegrafi/

Exit mobile version