Site icon Telegrafi

Niveli i ujit në lumin Drin tre herë më i ulët nga mesatarja e muajit maj

Niveli i ujit në lumin Drin në Strugë është për tre herë më i ulët nga mesatarja për muajin maj, tregojnë të dhënat nga matjet hidrologjike në Lozhan, njofton AIM.

Nivel të lartë të ujit ka në lumin Lepencë në Shkup, Vardar në Veles, Treska në Makedonski Brod, Kriva Reka në Kriva Pallankë dhe Babuna në Bogomile.

Niveli i ujit në liqenet e Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në nivelin e mesatares./Telegrafi/

Exit mobile version