Sipas matjeve të sotme hidrologjike, Liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës janë në suaza të mesatares, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është tre herë më i lartë nga mesatarja e mujait nëntor.
Ulje shënohet në nivelet e lumenjve në Maqedoni, informojnë nga DPHM. Me nivel dyfish më të ulët nga mesatarja për muajin nëntor janë lumenjtë Treska te Makedonski Brod, Kriva Reka te Kriva Pallanka, Pçinja te Banja e Katllanovës dhe lumi Sateska te Botuni./Telegrafi/