Site icon Telegrafi

Niveli i taksave në fitim në Maqedoni, krahasimi me shtetet fqinje dhe ato evropiane

Shumë pyetje bëhen që nga çasti kur ministri i Financave, Dragan Tevdovski paralajmëroi taksë personale progresive prej 18%, për ata që marrin mbi 1000 euro rrogë mujore.

Sipas portalit Faktor.mk, me normën e tanishme të taksës në fitim, Maqedonia ishte ndër vendet me taksë më të ulët në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, shumë vende në botë kanë taksë progresive në fitim, kurse normat janë shumë të larta, që për kushtet tona janë jashtëzakonisht të larta.

Nga vendet e rajonit, taksë progresive kanë Kroacia dhe Shqipëria, ndërsa Serbia ka një formë të taksës progresive. Bullgaria zbaton taksën e sheshtë.

Kroacia ka dy lloje të normës, 24% dhe 36%. E para zbatohet për fitime vjetore prej mbi 28 mijë euro për 12 muaj, edhe pse norma nuk përllogaritet në aspekt mujor. Ndërsa e dyta vlen për të ardhurat e përgjithshme që tejkalojnë 28 mijë euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shqipëria ka tre norma. E para është 0%, që do të thotë se për 232 euro në muaj të ardhura, qytetarët nuk paguajnë taksa. Për të ardhura prej rreth 1000 euro, taksa është 13%, ndërsa për të ardhura mbi 1000 euro, taksa është 23%.

Serbia ka një taksë 10% për fitime që janë gjashtë herë më të larta se fitimi mesatar vjetor, kurse 15% taksë për fitime që janë më shumë se gjashtë herë e fitimit mesatar vjetor.

Nga vendet evropiane, Suedia ka normë më të lartë të taksave, respektivisht 61,8%, pastaj radhiten Danimarka, Austria, Belgjika, Holanda, Finlanda, dhe Sllovenia. /Telegrafi/

Exit mobile version