Testimet e deritanishme, kanë treguar se Polestar 2 ka nivel shumë të lartë të sigurisë
Volvo e ka dëshmuar se niveli i sigurisë së makinave që i prodhon është shumë i lartë, derisa as makina tjetër nga ky prodhues , Polestar 2 nuk bën përjashtim, transmeton Telegrafi.
Derisa Tesla dhe makina tjera, janë përshirë nga flakët, kjo makinë që mbushet me rrymë konsiderohet se e ka nivelin më të lartë të sigurisë dhe nuk pritet të ndodhë ndonjë ndezje.
Polestar 2 është makina e parë tërësisht elektrike, të cilën Volvo e ka testuar duke simuluar aksidente të ndryshme dhe u tregua qëndrueshmëria e lart që ka.
Që siguria të jetë maksimale, kjo bateria e makinës është e pajisur me platformën Compact Modular Architecture, që përfshinë një mbështjellës alumini.
Kjo e mbanë baterinë që të mos lëvizë, qoftë edhe në rastet kur makina përfshihet nga ndonjë aksident i rëndë.
Nëse ndodhë aksidenti, platforma e shkyçë menjëherë baterinë nga funksioni, ndërsa e mbanë të mbyllur dhe shmangë përfshirjen në ndezje.
Meqenëse nuk ka sistem me djegie të brendshme, në pjesën e përparme të makinës, është vendosur një pjesë shtesë për t’ia rritur sigurinë në rast të përplasjes, për të mbrojtur të pranishmit dhe baterinë.
Kur Polestar 2 lëvizë me shpejtësi të ulët, makina e lëshon një tingull paralajmërues për kalimtarët, që të largohen nga rrugën dhe të mos dalin papritmas.
Airbagët e shumtë që janë vendosur në pjesën e brendshme, bërë që të lëndimet e të pranishmëve në rast aksidenti, të jenë minimale. /Telegrafi/