Site icon Telegrafi

Niveli i lumit ‘Drini i Zi’ tre herë më i ulët nga mesatarja gjatë muajit gusht

Niveli i lumit Drini i Zi afër Lozhanit, sot është tre herë më e ulët nga mesatarja, në vend të 121 cm, arrin 39 cm, informoi DPHM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ulja e nivelit të ujit pothuajse më shumë se dyfish është vërejtur edhe tek niveli i ujit të Vardarit në vendet matëse Jegunovc, Shkup – Zajçev Rid dhe Veles, në Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, si dhe në Sateska afër Botunit.

Në Vardar afër Demir Kapisë nuk ka ulje të mëdhe të nivelit të ujit, në Treskë afër Makedonski Brodit dhe në Bregallnicë afër Berovës. Kurse rritje minimale të nivelit, për vetëm tre centimetra, tregon Pçinja afër Banjës së Katllanovës. /Telegrafi/

Exit mobile version