Site icon Telegrafi

Niveli i liqenit të Ohrit është nën minimumin e lejuar, shteren prurjet e ujit

Enti Hidro-Meteorologjik i Maqedonisë njofton se niveli i liqenit të Ohrit është një centimetër më poshtë se minimumi i lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

EHM-ja informon se prurjet e ujit janë duke u pakësuar, duke kërkuar që njerëzit të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes pranë rrjedhjeve ujore. Më herët u raportua se për shkak të shkrirjes së dëborës dhe të reshurave të shiut, janë shtuar nivelet e ujit në lumenjtë e vendit./Telegrafi/

Exit mobile version