Telegrafi

Niveli i lartë i liqenit të Ohrit shkakton përmbytje të rrugëve (Video)

Në Ohër dhe Strugë era arriti shpejtësi prej 100 km në orë. Bregu është tërësisht nën ujë. Në gjendje të ngjashme janë edhe objektet e afërta hotelierike, të cilat për shkak të fatkeqësisë natyrore që përfshiu Ohrin nuk kanë punuar sot fare.

Gjendja është e rëndë edhe në Strugë, por në Ohër është shqetësuese. Qytetarët janë të frikësuar dhe druajnë prej përmbytjeve më të mëdha nëse vazhdon moti i keq.

Në restorantet dhe kafenetë që gjenden pranë liqenit është shkatërruar një pjesë e inventarit.

Niveli i liqenit të Ohrit sipas të dhënave të ELEM-it sot është për 10cm mbi kuotën maksimale të lejuar./Telegrafi/