Në Ohër dhe Strugë era arriti shpejtësi prej 100 km në orë. Bregu është tërësisht nën ujë. Në gjendje të ngjashme janë edhe objektet e afërta hotelierike, të cilat për shkak të fatkeqësisë natyrore që përfshiu Ohrin nuk kanë punuar sot fare.
Gjendja është e rëndë edhe në Strugë, por në Ohër është shqetësuese. Qytetarët janë të frikësuar dhe druajnë prej përmbytjeve më të mëdha nëse vazhdon moti i keq.
Në restorantet dhe kafenetë që gjenden pranë liqenit është shkatërruar një pjesë e inventarit.
Niveli i liqenit të Ohrit sipas të dhënave të ELEM-it sot është për 10cm mbi kuotën maksimale të lejuar./Telegrafi/