Telegrafi

Nivel i lartë i pasigurisë nga zjarri, në ndërtesat e Prishtinës (Video)

Gjendja aktuale e ndërtesave në Prishtinë krijon kushtet që në rast të ndonjë zjarri të mundshëm, të shkaktohej ndonjë tragjedi.

Nëse rastis që të ketë zjarr në katet më të larta se kati i shtatë, zjarrfikësit e Prishtinës do të duhet të dalin nga vetvetja, sepse mjetet e tyre arrijnë nuk arrijnë më lartë.

Problem tjetër i zjarrfikësve është mënyra për të intervenuar në vendin ku ka pasur zjarr, për shkak të hapësirës, se në rastet më të shpeshta trotuaret janë të zëna nga automjetet e banorëve.

Për pasigurinë nga zjarri flasin edhe banorët e lagjes “Ulpiana”, të cilët thonë se duhet të gjenden si të munden në këto raste. /ndërtimi.info/