Site icon Telegrafi

Nivel i lartë i dhunës në Londër-gjatë ditës së djeshme, brenda dy orësh janë qëlluar me thikë pesë persona

Rrugët e Londrës janë përfshirë nga një nivel i lartë dhune, ku gjatë ditës së djeshme, brenda dy orësh janë qëlluar me thikë pesë persona, në mesin e të cilëve dy adoleshentë 16-vjeçarë.

Adoleshentët janë qëlluar në orët e vona të pasdites, derisa ndodheshin në një stacion trenash, derisa një orë më vonë, një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar raportuan se u sulmuan në pjesën perëndimore të kryeqytetit anglez, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit, e kanë njoftuar policinë rreth orës tetë të mbrëmjes, se e kanë gjetur në rrugë një njeri të përgjakur. Mësohet se lëndimet që kishte pësuar në trup, ishin pasojë e goditjeve me thikë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtime spitalore, ndërsa asnjëri prej tyre nga ka pasoja për jetën.

Lidhur me sulmin ndaj adoleshentëve është arrestuar një persona, ndërsa sulmuesit e tre të tjerave mbesin në arrati edhe ende të panjohur.

Sulmet e shpeshta në rrugët e Londrës, kanë bërë që shumë njerëz të pafajshëm të qëllohen me thikë dhe të kenë pasoja për jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version