Telegrafi

Nivel i dobët artistik i filmave

Niveli artistik i filmave të shkurtër artistik të cilët ka sjell sivjet festivali "Nine Eleven" nuk është shumë i kënaqshëm. Disa nga filmat të cilët janë shfaqur në natën e dytë të këtij festivali, nuk kanë merituar të jenë në program, për shkak të nivelit jo të lartë artistik. Ndonëse i vetëdijshëm për këtë nivel, drejtori i festivalit Blerim Gjoci, thotë se kriteret e festivalit janë "shkurt e shqip" dhe asgjë më shumë.

Dramaturgu Arian Krasniqi, i cili ka qenë në mesin e seleksionuesve për përzgjedhjen e skenarëve të edicionit të gjashtë të "Nine Eleven", thotë se, ata skenarë që kanë marrë driten jeshile për t’u bërë film, janë dëmtuar gjatë realizmit.

Anëtari i jurisë së festivalit "Nine Eleven", regjisori Esat Brajshori, nuk është shumë i kënaqur me filmat që kanë sjell sivjet autorët kosovarë. Ide të mira ka, por kineastët në Kosovë akoma i kanë duart e lidhura, thotë Brajshori.

Në natën e dytë të "Nine Eleven" janë shfaqur dhjetë filma të regjisorëve nga Prishtina dhe tre nga Tirana. Ndërkaq në natën e tretë dhe të fundit do të shfaqen dymbëdhjetë filma të shkurtër artistik. "Nine Eleven" do të përfundojë të premten në mbrëmje me ndarjen e çmimeve. Kjo ceremoni do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. /rtv21/