Telegrafi

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Acer deri më tani ka qëndruar jashtë tregut të video-lojërave të dorës, por kjo ka ndryshuar dhe ajo ka prezantuar rivalin e saj të parë me modelet Steam Deck dhe Asus ROG Ally, që është Acer Nitro Blaze 7.

Pajisja e Acer duket si diçka midis Asus ROG Ally të vitit të kaluar dhe ROG Ally X më të ri. Nitro Blaze, si ROG Ally, ka një ekran 7 inç 1080p IPS me një shpejtësi të ndryshueshme rifreskimi prej 144 Hz.

Mundësohet nga procesori më i ri Ryzen 7 8840HS, por ka të njëjtën GPU të integruar Radeon 780 si shumica e pajisjeve të tjera Windows të llojit të tij. E kombinuar me procesorin vjen 16 GB RAM, ndërsa pajisja mundësohet nga një bateri 40 Wh. Gjithashtu, disponohet deri në 2 TB memorie SSD.

Nitro nuk ka touchpad ose butona të pasmë, ka dy porte USB4, por asnjëra prej tyre nuk është në pjesën e poshtme.

Acer nuk u bashkua me Microsoft-in për këtë projekt, kështu që vjen me butona më të dedikuar të modalitetit se shumica e rivalëve. Midis atyre butonave është ai që aktivizon tastierën virtuale.

Data e fillimit të shitjeve dhe çmimet janë ende në pritje. /Telegrafi/