Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Ramush Haradinaj mund të jetë njëri prej politikanëve më bujar në Kosovë, por që sipas tij bujaria e tij nuk mund të shkojë deri aty sa të mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ky është postimi i plotë i Muharrem Nitajt në Facebook:
Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës.
Ai për hirë të një stabiliteti politik, ka bërë kompromise të mëdha në dëm të partisë që e drejton, por këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij.