Site icon Telegrafi

Nitaj: Rama le t’i shohë problemet e tij të brendshme, para se t’i kërkojë Haradinajt heqjen e taksës

Pas deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, se presidenti Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë bërë presion në Berlin për heqjen e taksës, ka reaguar deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj, përmes një postimi në Facebook, e ka porositur kryeministrin Rama që, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, para se t’i kërkojë Kryeministrit Haradinaj pezullimin e taksës në produktet serbe, më mirë është t’i shohë problemet e tij të brendshme, të cilat kurrë nuk i ka pasë më të rënda!”, ka shkruar Nitaj.

Lexo po ashtu Haradinaj thotë se Thaçi dhe Edi Rama i bënë më shumë presion se Vuçiqi për ta hequr taksën

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën. /Telegrafi/

Exit mobile version