Telegrafi

Nitaj për protestën: Nëse nuk na përkrahin partitë opozitare, vazhdojmë vetë

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë për Telegrafin se propozimi për protestë, më 14 maj, ka ardhur nga AAK-ja.

Sipas tij, ky propozim i është paraqitur edhe dy partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Nisma për Kosovën, duke shtuar se presin që të mbështetet ky propozim.

“Ne ftojmë edhe shoqërinë civile dhe grupet e interesit që ta mbështesin këtë protestë. Nëse partitë opozitare vlerësojnë që nuk duhet ta përkrahin këtë protestë, ne do të vazhdojmë edhe vet”, ka shtuar Nitaj./Telegrafi/