Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se e ka një dyshim për atë që ndodhi sot me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, nga ana e Policisë së Kosovës.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se po mundohet ta kuptojë atë që ndodhë sot në Mitrovicë, e që sipas tij, nuk po mund t’i bie në fije.
“Mu duk sinjifikative një deklaratë e Pacollit, e thënë disa orë para arrestimit të Gjuriqit se ai nuk ka leje dhe nëse hyn në Kosovë, do të arrestohet. Ishalla është siç po kujtojnë shumica, por seç e kam një dyshim për gjithë këtë ngjarje”, ka shtuar Nitaj. /Telegrafi/