Site icon Telegrafi

Nitaj: Kë po e pengon ftesa që Haradinaj të jetë pjesë e kremtimeve të inaugurimit të presidentit amerikan

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, duke komentuar lajmin e publikuar në media, se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj nuk ka marrë ftesë që të jetë pjesë e inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka thënë se kjo propagandë po bëhet qëllimisht.

Ai ka thënë për Telegrafin se “shqiptari të gjitha t’i falë, pos suksesin nuk ta bën hallall”, duke shtuar se “është e pakuptueshme se si është bërë temë një ftesë që Ramush Haradinaj e ka marrë për të qenë pjesë e kremtimeve të inaugurimit të presidentit amerikan”.

Lexo po ashtu Ramush Haradinaj nuk është ftuar në inaugurimin e Donald Trumpit (Dokument)

“Kjo dëshmon se sa smirëzi janë një kategori e njerëzve dhe media e tyre. I vetmi shqetësim i tyre është pozita dhe përfitimet personale. Suksesi i tjetrit nuk zvogëlohet duke mos e pranuar atë, aq më pak duke e luftuar”, ka shtuar Nitaj.

Lexo po ashtu Ramush Haradinaj ftohet në inaugurimin e Donald Trump-it (Foto)

Ndryshe, pasi publikimit të lajmit se i pari i AAK-së do te jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, menjëherë në media është plasuar lajmi se Haradinaj nuk ka ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni./Telegrafi/

Exit mobile version