Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka akuzuar partnerët e koalicionit PAN- PDK-në dhe Nismën se po duan ta dëmtojnë partinë e tij.
Nitaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar se me mos caktimin e kandidatëve për ministra nga partnerët e koalicionit, AAK-së mund t’i merret një deputet në tavolinë.
Postimi i plotë i Nitajt:
“Vec AAK i ka caktuar minsitrat dy dite para seances! Partneret tjere, ende jane duke kalkuluar.
Nuk e di se cka do te ndodhe deri ne fund, por nuk eshte e ndershme nese AAK-se do t’i merret nje deputet ne tavoline!” (sic), ka shkruar Nitaj. /Telegrafi/