Telegrafi

Nitaj dhe Tahiri takojnë Peach: Integrimi euro-atlantik i Kosovës, mund të bëhët vetëm me miq

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kanë takuar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Stuart Peach.

Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat është i jashtëzakonshëm.

“I jashtëzakonshëm ka qenë roli i Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Ata po luajnë një rol të rëndësishëm edhe në proceset aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se integrimi euro-atlantik i Kosoves, mund të bëhët vetëm me miq.

“Rast i veçantë takimi me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Stuart Peach”.

“Integrimi euro-atlantik i Kosovës, mund të bëhët vetëm me miq!”, është shprehur Nitaj.