Site icon Telegrafi

Nitaj: Deklaratat nga Beogradi për Haradinajn nuk i marrin seriozisht as serbët

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, nuk i merr seriozisht deklaratat e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin.

Në një prononcim të tij për Klan Kosova, duke iu referuar deklarimeve të Vulinit ku e quajti kreun e AAK-së “terrorist”, Nitaj është përgjigjur duke thënë se ”Vulin dhe shumë të tjerë punëtorë të Millosheviqit, janë njerëzit që mund të identifikohen me krimin dhe kriminelët”.

”Deklaratat e Vulin për Haradinajn, nuk meritojnë përgjigjie tjetër”, ështe shprehur Nitaj.

Veç tjerash ai ka thënë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ende gjendet në Francë për shkak të një urdhër arresti serb të vitit 2014, është hero i popullit ndërsa deklarimet e armiqve të Kosovës për të nuk çojnë asnjë peshë.

”Ramush Haradinaj është politikan i vlerësuar, politikan modern, hero i popullit të tij dhe deklaratat e armiqëve të Kosovës për të, nuk kanë asnjë peshë për opinionin, popullin në Kosovë por as edhe për popullin serb në Serbi”, është shprehur Nitaj.

Nitaj në prononcimin e tij tha poashtu se Haradinaj nuk ndihet i nënvlerësuar aspak kur njerëzit si Vulin janë të njohur për veprimtarinë e tyre destruktive, madje sipas tij ”Vulin, Daçiq, Nikoliq e të tjerë si ata, më nuk i marrin seriozisht as vet serbët”./Klan Kosova/

Exit mobile version