Nisma për krijimin e një boshti të ri opozitar është qëllimi i koalicionit të ri, sipas Muharrem Nitajt, anëtar i kryesisë së AAK-së.
Ky koalicion në mes të AAK-së dhe Nismës është i hapur për të gjitha partitë, duke përjashtuar partitë në pushtet, ka thënë Nitaj në “Rubikon” të KTV-së.
Marrëveshja për kundërshtimin e qeverisjes aktuale si opozitë e bashkuar ka thënë se ka dështuar me anulimin e protestës së 26 marsit.
“Aleanca ka qenë e përcaktuar që më 26 mars të mos ketë asnjë akt të dhunshëm”, ka thënë ai, duke e lidhur këtë me kërkesën për shtyrje nga Vetëvendosja e që, sipas tij, ishte kërkesë e pajustifikueshme.