Site icon Telegrafi

Nitaj: AAK si e vetme ka vetëm dy për qind më pak se partia e parë, me PSD-në fitojmë zgjedhjet

Deputeti në legjislaturën e fundit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka folur në T7 edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me datën 6 tetor.

Nitaj është shprehur se koalicioni PSD-AAK do të dalë fitues pasi që këtë e thonë sondazhet.

“Në një sondazh të 31 korrikut, AAK si e vetme ka dalë vetëm 2% përfundi partisë së parë. Tani me lidhjen e koalicionit jemi të parët. PSD ka sjellë vlera të reja në parti”, tha Nitaj.

Nitaj ka thënë që pret një garë të fortë në këto zgjedhje.

Exit mobile version