Telegrafi

Nistelrooy dhe Van der Vaart drejt Liverpoolit?

Van der Vaart dhe Nistelrooy janë zgjedhje dytësore e trajnerit Manuel Pellegrini te Real Madridi, ndërsa nga ana tjetër ata dëshirojnë që të zënë vend në përfaqësuesen e Holandës që do të luajë në Kampionatin Botëror 2010.

Sipas tabloidit britanik The Sun, dyshja holandeze është në rrugë për t’u larguar nga Real Madridi, për të luajtur më shumë në një skuadër tjetër, ndërsa Të Kuqtë interesohen për shërbimet e tyre. /Telegrafi/