Telegrafi

Nissan X-Trail, më shumë hapësirë dhe elegancë (Foto)

Gjenerata e tretë e Nissan X-Trail vjen me shasi më të lartë. Gjeneratat e mëparshme, nga viti 2001, gjegjësisht 2007, janë shitur në total prej 1.7 milionë kopjesh dhe u shpërndanë aq shumë në gjithë botë, meqenëse kompania ofroi mundësi që modelet e reja të ishin në dispozicion në 190 vende të botës.

Edhe pse është aplikuar dizajn i ri te X-Trail, temë kryesore te modelet e reja të gjeneratës së tretë janë dimensionet, respektivisht karakteristikat teknike. Megjithëse për nga dimensionet e jashtme thuajse nuk dallon nga paraardhësit e tij, falë zmadhimit të hapësirës ndërmjet boshteve (270.5 cm), X-Trail i ri ofron hapësirë shumë më të madhe.

Në krahasim me modelin Qashqai me të cilin e ka platformën e njëjtë CMF, X-Trail është për 26.8 cm më i gjatë dhe 10.5 cm më i lartë. Vjen me pesë, gjegjësisht shtatë ulëse (shtesë), ndërsa krahas tërheqjes me rrotat e para është në dispozicion edhe versioni All-Mode 4×4.

Motori i ri me naftë 1.6 l me 130 KF dhe moment rrotullimi 320 Nm, ofron emetim më të ulët të CO2 për 18 për qind më pak se paraardhësi i tij 2.0 l. Motori me benzinë 1.6 l DIG-T turbo me 163 KF do të vijë në vitin 2015.

Në versionin me pesë ulëse, bagazhi ka kapacitet nga 550 deri në 1.982 litra. Po ashtu, aty gjente audio sistemi me DAB tuner, NissanConnect, të gjitha llojet e sistemeve për ndihmë gjatë vozitjes duke përfshirë edhe kamerën Around View Monitor, pastaj Active Ride Control, Active Trace Control etj. /Telegrafi/