Ende nuk jepen detaje, rreth datës së mundshme të prezantimit
Që kur është lansuar, Nissan Juke ka qenë një makinë shumë e kërkuar, sepse ofron qëndrueshmëri dhe vozitje të rehatshme, nëpër të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.
Tani që prodhuesi japonez është duke e testuar gjeneratën e re të këtij modeli, të gjithë po duan të dinë se çfarë pamje do të ketë, apo kur do të prezantohet.
Makina është parë duke u testuar në rrugë, derisa vazhdon ta mbajë një shtresë të trashë, që ia fsheh çdo element.
Derisa modeli i tanishëm prodhon 125 kuaj fuqi, thuhet se i riu është edhe më i fuqishëm. Në të njëjtën kohë, ka lajme se Nissan po punon për një Juke tërësisht të ri.
Megjithëse dihet që ky model nuk do të arrijë para 2020, ka mundësi që këtë makinë ta shohim gjatë shtatorit ë Frankfurt Motor Show. /Telegrafi/