Site icon Telegrafi

Nissan synon elektrifikimin e të gjitha automjeteve të saj deri në vitin 2030

Deri në fund të kësaj dekade, Nissan synon të largohet nga tregu i automjeteve me motorë me djegie të brendshme dhe t’i drejtohet plotësisht elektrifikimit.

Nga viti 2030 kompania në fjalë duhet të prodhojë vetëm automjete me motor elektrik dhe deri atëherë duan ta zënë një pjesë sa më të madhe të këtij tregu.

Për të pasur sukses në këtë, ata synojnë t’i prezantojnë versionet elektrike të automjeteve të tyre të njohura nga kategoria SUV.

Së shpejti mund të presim një version elektrik të Juke dhe Qashqai, automjete të njohura Nissan që, pa dyshim, mund të tërheqin shumë vëmendje nga blerësit e ardhshëm të automjeteve elektrike.

Kompania japoneze synon t’i prodhojë këto automjete në fabrikën britanike në Sunderland, e cila tashmë prodhon automjetin elektrik Leaf.

Përveç automjeteve, Nissan po planifikon edhe një fabrikë të re baterish në të njëjtën zonë, e cila duhet të plotësojë kërkesën në rritje për bateri.

Fabrika e automjeteve dhe baterive, do të furnizohen me energji nga fermat diellore dhe fermat me erë, me të cilat Nissan dëshiron ta konfirmojë angazhimin e saj për një të ardhme të gjelbër dhe përdorimin e energjisë plotësisht të rinovueshme.

Nissan ka plane të mëdha me elektrifikimin e modeleve të përmendura dhe synon të investojë qindra miliona dollarë deri në më shumë se një miliard dollarë në këtë projekt. Gjithashtu, në këtë duhet ta kenë ndihmën e qeverisë britanike, e cila luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e Nissan për t’i prodhuar automjeteve e tyre elektrike në këtë vend, dhe sipas Sky News, negociatat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Nissan kanë zgjatur me muaj.

“Automjetet emocionuese elektrike janë në qendër të planeve tona për të arritur neutralitetin e karbonit. Me versionet elektrike të modeleve tona më të rëndësishme evropiane, ne po ecim me shpejtësi drejt një epoke të re për Nissan, industrinë si dhe klientët tanë”- ka deklaruar shefi i kompanisë japoneze Makoto Uchida mbi planet për të prodhuar automjete të reja elektrike në fabrikën britanike. /kallxo.com/

Exit mobile version